Afganistan, sulmohet një bazë amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2013, 08:25
Një grup i armatosur ka sulmuar një bazë amerikane në Afganistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin.Nuk jepen detaje për numrin e viktimave nga ky sulm I armatosur ndërkohë që NATO nuk e ka komentuar ende ngjarjen.Ndërkohë Associated Press ka cituar zëdhënësin e guvernatorit të Krahinës Nangarhar të thotë se militantët, kanë sulmuar një zonë në rajonin Torkham mëngjesin e sotëm.Raporti citon zëdhënësin e talibanëve, Zabiullah Muxhahid i cili ka theksuar se militantët e këtij grupi janë përgjegjës për sulmin.