Elbasan, bie shitja e apartamenteve edhe pse çmimet janë të ulëta

Gjashte mujori i parë i vitit 2013, ka shenuar ulje të shitjeve të apartamenteve në qytetin e Elbasanit,krahasuar me të njëjtën periudhë të nje viti me pare.Sipas agjentëve imobiliare të cilët shpjegojnë situatën,edhe ardhja e emigrantëve gjatë verës nuk ka ndikuar në shitjen e apartamenteve, pasi kriza ekonomike në rajon ka bërë që të mos investojnë në Shqipëri.Ndërkohë, ky fakt ka ndikuar edhe ne uljen e çmimeve të apartamenteve dhe kërkesat më të mëdha janë në periferi dhe në pallatet e vjetra.Agjensite imobilare, shprehen se vitet e fundit ka patur një ulje të ndjeshme të shitjeve të apartamenteve. Ata theksojne se pavarësisht se në Elbasan janë ndërtuar shumë pallate të reja, kërkesat për blerje janë në rënie të vazhduesme.