Prishtina rrit taksat për shqiptarët, tregëtia me Kosovën në kolaps, përfiton Serbia

Reagojnë eksportuesit shqiptarë dhe bizneset e Kosovës për rritjen e tarifave doganore nga pala kosovare.Sipas tyre e gjithë kjo situatë është krijuar prej sturkturave serbe, të cilat tashmë kanë nisur një luftë tregtare kundër mallrave shqiptare.Hyzer Gashi, përfaqësues i bizneseve të Kosovës u shpreh se në këtë mënyrë favorizohen mallrat që hyjnë nga Serbia, të cilët nuk paguajnë asnjë taksë.Biznesi Shqiptar nga ana tjetëri bëri thirrje qeverisë së re që të zhdukë doganën mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kreu i Shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Alban Zusi, u shpreh se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga qeveritë e të dyja vendeve dhe se do të vazhdojnë protestën deri në zgjidhjen e plotë të situatës.Në pikën kufitare të Morinës sipas Këshillit Organizativ të Protestës mbi 250 makina janë të bllokuara. Më shumë se 150 kompani shqiptare dhe kosovare janë bërë bashkë duke ngritur zërin në zonën neutrale të doganës së Morinës, për të kundërshtuar kështu politikën që po ndiqet ndaj tyre, e cila ka shtuar koston me të paktën me 100 euro për kamion.