Tragjedia në Velipojë, mjekja: Njëri nga të shpëtuarit rëndë, por u stabilizua

Mjekja, Vjollca Havari, e cila i dha ndihmen e parë njërit prej të rinjve që rrezikoi të mbytej në ujrat e plazhit të Velipojës, pikërisht Andi Licnajt shprehet se gjendja e të riut ka qënë e rendë megjithate pas ndihmës së parë ai është stabilizuar dhe më pas është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodres. Ndërkohë sipas mjekes Havari dy viktimat kanë humbur jetën menjëherë në ujërat e Velipojës si shkak i pirjes se sasirave të mëdha të ujit të detit dhe ato kanë mbërritur të pajetë ne urgjencën e Velipojës.Dy trupat e pajetë dhe 3 te rinjtë që kanë rrezikuar të mbyten në ujrat e Velipojës janë dërguar në 3 qendrat shendetësore të kësaj komune pranë plazhit ku kane marre edhe ndihmen e parë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 50-vjecari Adnan Halimi nga Ferizaj i Kosovës dhe Myfit Pacrami 56 vjec nga qyteti i Shkodres kanë humbur jetën vetëm 50 metër larg bregut të detit si pasoje e dallgëve te medha, ndërsa kanë rrezikuar jetën 25 vjecari Andi Licnaj nga Velipoja, Bardhyl Alija nga Kosova dhe Viktor Arinaj 28 vjec nga fshati Bardhaj i komunës Rrethina në rrethin e Shkodres.