Tjetër grup klandestinësh në Gjirokastër, 4 bien në lumë, shpëtohen nga policia

Odiseja për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE përmes Shqipërisë për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për katër klandestinë.Klandestinët, Muhamet Navid, 26 vjeç, Muhamet Atik 17 vjeç, Muhamet Vakas, 24 vjeç dhe Aftab Buzmani, 24 vjeç pjesë e një grupi prej 26 shtetasish me origjinë nga Siria dhe Pakistani të cilët kishin hyrë në Shqipëri, nga Greqia, me qëllim, më pas largimin e tyre drejt vendeve të Europës Perëndimore, janë shpëtuar nga policia pasi po rrezikoheshin të mbyteshin në lumin Drino.Ata kanë qenë duke lëvizur me këmbë pëmes shtratit të lumit Drino dhe ishin fshehur në një përrua, me qëllim që t’i shmangeshin postbllokut policor tek Uji i Ftohtë.Si pasojë e shiut mjaft të rrëmbyeshëm që binte, përroi ka sjellë një rrjedhë të madhe duke i marrë përpara disa metra dhe i ka hedhur në lumin Drino, ku janë shpëtuar nga specialistë të zhytjes.Më pas të katër shtetasit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pjesa tjetër e grupit të klandestinëve janë shoqëruar në komisariat.