Halimi “ankohet” tek Cannon: Rama kërcënon punonjësit e trajnuar nga Britania
Ministri Halimi pati sot një takim kortezie me ambasadorin britanik Nicholas Cannon në përfundimin të detyrës së tij si Ministër i Drejtësisë. Ministri Halimi falënderoi ambasadorin britanik për mbështjen e jashtëzakonshme në zhvillimin e projekteve të cilat të dy bashkëbiseduesit i konsideruan si histori sukses.“Shërbimi i pronës, reforma e jashtëzakonshme në sistemin burgjeve i kurseu buxhetit të shtetit më shumë se 15 milionë euro në vit . Monitorimin elektronik një histori suksesi e vendosi Shqipërinë në pozicioni e vendit lider në rajon për përdorimin e teknologjisë për të dënuarit .” u shpreh ministri Halimi duke theksuar se Britania dha një ndihmë të jashtëzakonshme në realizimin e këtyre reformave të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.Halimi theksoi më tej se në opozitë do të jetë pas çdo projekti duke monitoruar ecurinë e tyre për të siguruar vazhdimësinë e projekteve aq të domosdoshme për sistemin e drejtësisë.“Maxhoranca e re ka kërcënuar administratën e trajnuar nga ana juaj me paratë e taksa paguesve britanikë e evropiane. Ne nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të pronës dhe monitorit elektronik” – theksoi Halimi .Ministri ngriti shqetësimin se maxhoranca e re po sulmon institucionet e pavarura.“ Institucionet e pavarur janë thelbi i një shteti demokratik dhe ne do të jemi opozita më e fortë dhe mbrojtësit e tyre”.Nga ana e tij Ambasadori britanik vlerësoi lartë bashkëpunimin e me ministrinë e Drejtësisë në realizmin e reformave në drejtësi duke e cilësuar këtë bashkëpunim ekzemplar dhe si një model për t’u replikuar me qeveritë e ardhshme.“ Ne nuk do të lejojmë që reformat e realizuara të bllokohen. Do të ishte shumë keq që puna e realizuar në Shërbimin e Provës të kthehej mbrapsht. Ju premtoj se do ti ndjekim nga afër ecurinë e këtyre reformave që janë krijesë e juaj po aq sa edhe e jona”– u shpreh Ambasadori britanik ndërkohë që vlerësoi shumë të rëndësishme ekspertizën që ekspertët e shërbimit të pronës dhe monitorimit elektronik kanë marrë në Britani.Në takim u vlerësuan lart si marrëveshja e arritur me qeverinë britanike për transferimin e të dënuarve ashtu edhe roli kyç që ka luajtur Ministria e Drejtësisë në përafrimin Shqipërisë me BE .