Rama pro ndërhyrjes në Siri: Parlamenti do mbështesë çdo kërkesë të NATO-s

Në cilësinë e Kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen dhe gadishmërinë e qeverisë së tij për të ndihmuar me çdo mjet SHBA dhe aleatët e saj kundër regjimit të Damaskut. Në një dalje për mediat, Rama tha se “si qeveri e re e Shqipërisë ne do jemi kurdorë në lartësinë e aleatëve që mbështetën shqiptarët dhe në krah të tyre për t’iu përgjigjur politikës shfarorëse të armëve kimike”“Ne do të jemi pa asnjë diskutim në krah të SHBA në çdo front beteje ushtarake. Sot ne jemi njësh me ta në shprehjen e revoltës kundër regjimit të Damaskut. Jemi plotësisht dakord që me të marrë detyrën në Kuvendin e ri, ne do të jemi në krah të Aleancës për të qëndruar në krah të popullit sirin në këtë moment të vështirë për të. Jam i bindur se Kuvendi do të jetë unanim për të përballuar çdo kërkese që do të vijë nga NATO dhe do të jemi të pakursyer ”- përfundoi Rama.Një ditë më parë edhe Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha përshëndeti qëndrimin e SHBA dhe aleatëve ndaj krimeve të fundit kundër njerëzimit, të kryera me përdorim gazi nervin nga diktatori i Sirisë al-Assad."Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike"deklaroi Berisha.