Dy të mbytur në Velipojë, tre të tjerë rrezikuan jetën, tentuan ti ndihmojnë
Dy persona janë mbytur dhe tre të tjerë kanë mbetur rëndë të lënduar në ujrat e Adriatikut në plazhin e Velipojës.Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites kur shtetasi nga Kosova, Adnand Halimi, 50 vjeç nga Prizreni ka tentuar të lahet në det. Po për shkak të dallgëve të larta ai kërkuar ndihmë pasi është tërhequr nga dallgët. Për ta ndihmuar ka hyrë shtetasi Myfit Paqrami, 56 vjeç nga Shkodra i cili ka tentuar të nxjerrë Adnand Halimin, por edhe ky nuk arritur të dalë dot në sipërfaqe.Pas tyre në ujë janë futur edhe tre shtetas të tjerë të cilët kanë dështuar në tentativën e tyre duke rrezikuar seriozisht jetën. Ata kanë qënë shtetasit Bardhyl Alija 25 vjeç nga Kosova, Viktor Arina 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër dhe Andi Liçna 25 vjeç, nga Velipoja.Ka qënë vetëm ndërhyrja e forcave të rendit rreth orës 18: 45 që ka arritur të nxjerrë në sipërfaqe tre shtetasit që hynë për të shpëtuar Adnand Halimin dhe Myfit Paqramin.Menjëherë tre shtatasit e lënduar janë dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit rajonal dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që më pas janë nxjerrë nga uji trupat e pa jetë të shtetasve Adnand Halimi dhe Myfit Paqrami.
