Fluks nga diarreja dhe helmimet, mjekët: Mos blini në tregjet e rrugës

Vetëm në një javë, mbi 4000 persona i janë drejtuar spitaleve për të kërkuar ndihmën e mjekëve nga prekja nga  infeksioneve virale, kyesisht nga diarreja. Kjo situatë jo e zakoshme ka angazhuar ISHP të monitorojë gjendjen shëndetësore në vend dhe ekspertë të Institutit të Shëndeti Publik thonë se zonat ku është shënuar fluksi i të prekurve janë vendet bregdetare.Blerja dhe konsumimi pastave, tortave, akulloreve, qofteve apo mishi i pulave në rrugë e tregje ambulatore kanë shkaktuar mjaft helmime në vend. Dritani Ulqinaku, ekspert i ISHP thotë se vetëm në një ditë në infektivin e QSUT paraqiten rreth 100 raste me helmime të ushqimeve, ndërsa 20 deri në 30 prej tyre shtohen në këtë shërbim.Pacientët më të shpeshtë janë nga Tirana, Kavaja, Shëngjini dhe Vlora. Ekspertët e shëndetit thonë se duhen shmangur menjeherë blerjet në tregjet e rrugës  dhe më tepër vemendje për prindërit ndaj të vegjëlve të tyre për të shmangur këto infeksione virale apo kontaminimet nga ushqimet.