Pritshmëritë e aleatëve, Mark Frroku: Post zëvendësministri dhe prefekti
Asnjë qejfëmbetje që partia e tij u la jashtë kabinetit të ri, por përfaqësim të duhur në nivelin e dytë të qeverisjes.Ky është qëndrimi i kreut të PDKSH-së, Mark Frroku, partia e të cilit nuk mori asnjë ministri, pavarëisht se në 23-Qershor arriti të marrë një mandat deputeti.Në pritje të nisjes së negociatave me kryesocialistin Edi Rama, Frroku i ka idetë e qarta për postet që do ti kërkojë kryeminstrit të ardhshëm.Mark Frroku, bashkëiniciatori i propozimit për bashkimin e Partive Kristian Demokrate, apelon për unifikim të këtyre partive, pasi do të rezultonte me rritje të numrit të votave.Mark Frroku, ashtu si edhe aletatë të tjerë, presin nisjen e negociatave me kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama, negociata të cilat kanë mbetur pezull, për shkak të axhendës së kryeministrit të ardhshëm .