Berisha: Po zhbëhen arritjet e PD-së, Rama po mbron trashëgiminë e Hoxhës
Disa orë pasi Partia Socialiste mbylli konferencën dyditore me arkitektë, urbanistë dhe ekonomistë, kryeminstri Berisha ka analizuar qëllimet dhe rezultatet e saj në rrjetin social “Facebook”.Për kryeministrin qëllimi i madh i kundërshtarit të tij politik nuk është mbajtja e premtimeve që bëri në fushatë por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i asaj që kryeministri e cilëson trashëgimi hoxhiste.“Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitektëve të miliarderëve të PS-së, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katsheve te liqeni, për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektët e shndërrimit të sheshit “Skënderbej” në piramidë." - shkruan Kryeministri në detyrë, Sali Berisha.Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime: Së pari Liçencën e Piktorit për shtrirjen e 20 % në tërë territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin, dhe së dyti mbrojtjen e trashëgimisë së Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptarëve.Kryeministri më tej ka ironiozuar edhe idetë e hedhura në konferencë mbi godinën e Piramidës në qendër të Tiranës." Konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës “xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer”. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmenëve e drejtues të PS-së. Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm, Koço Kokëdhimën!"Më herët në një takim me Ellen Goldstein, Drejtore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore, kryeministri thekosi se qeveria e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme, ndërsa deklaratat për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizneseve të tyre.
“Jo mbajtja e premtimeve por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitektëve të miliarderëve të PS-së, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katsheve te liqeni, për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektët e shndërrimit të sheshit “Skënderbej” në piramidë. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime:1- Liçencën e Piktorit për shtrirjen e 20 % në tërë territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin.2- Mbrojtja e trashëgimisë së Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptarëve, ishte qëllimi tjetër madhor i takimit.Konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës "xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer". Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmenëve e drejtues të PS-së. Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm, Koço Kokëdhimën! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.