Abuzime me sasinë e karburantit, DPM gjobit 14 subjekte

Mbi 100 milion lekë gjoba janë vendosuar ndaj karburanteve, të cilët kanë abuzuar me sasinë e naftës apo benzinës që i shesin konsumatorëve.Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka realizuar kontrolle në të gjithë vendin ku janë gjetur rreth 14 subjekte me ndërhyrje në instrumentët matës që përdoren gjatë shitjes së karburantit dhe gazit. Sipas drejtoreshës së DPM-së, Kozeta Mesiti, në rastet kur është konstatuar shkelje janë marrë masa dhe për bllokimin e pikave të kaburantit .Drejtoresha Mesiti ka deklaruar se do të vijojnë kontrollet dhe nuk do të lejohet që të abuzohet në kurriz të konsumatorëve, ndërkohë qe ftoi të gjithë qytetarët që të denoncojnë nëse hasin shkelje.Drejtoresha e Metrologjisë ndër të tjera ka kërkuar angazhim në aksione të tilla edhe të strukturave shtetërore përkatëse ,me shoqatat , grupet e biznesit e sidomos me qytetarët.Tregu i shitjes së gazit dhe karburanteve në vendin tonë përcaktohet si një prej sektorëve më të parregulluar dhe ku abuzohet shpesh.