Shkarkohet Drejtori i Burimeve Njerëzore në policinë e Tiranës

Pas hetimeve disa mujore të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, policia e Tiranës ka shkarkuar nga detyra, Drejtorin e Burimeve Njerëzore.Hetimi erdhi pas dyshimeve, por edhe denoncimit se kreu i këtij sektori prej kohësh kryente lëvizje të pajustifikuara brenda rradhëve të policisë së Tiranës. Pas nisjes së verifikimeve nga Kontrolli i Brendshëm rezultoi se brenda 1 muaji ishin bërë rreth 150 lëvizje të tilla ndërsa të gjitha këto mbanin firmën e ish-kreut të burimeve njerëzore. Të gjitha lëvizjet dyshohet se janë bërë kundrejt pagesave ndërsa ish kreu i Burimeve Njerëzore rrezikon akuzën e shpërdorimit të detyrës.Burime pranë SHKB-së bëjnë me dije se i dyshuari është liruar nga detyra, por nëse akuzat vërtetohen ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.Lidhur me rastin e lëvizjeve të oficerëve të policisë vazhdojnë hetimet nga blutë e kryeqytetit, ndërsa priten të tjera detaje nga skema korruptive e cila dyshohet se funksiononte prej kohësh në rradhët e policisë së Tiranës.