Shkozë, vetvaret 88-vjeçarja, nuk dihen shkaqet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2013, 16:40
Një 88-vjeçare nga Shkoza, i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, duke u vetëvarur.Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 88-vjeçares, Fatime Kotarja, është gjetur nga i biri në banesën e saj në Shkozë.Mësohet se trupi i pa jetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit “Nënë Tereza” të Tiranës.Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aktit ekstrem të 88-vjeçares, Kotarja.