Bjeshkët e Tropojës, përkujtohet 95-vjetori i rënies të 3 dëshmorëve
Bjeshket e Tropojës ne menyre te vazhdueshme kane qene strehe e lufterave per mbrojtjen e atdheut. Ne keto lartesi te cilat shkojne deri 2000 metra mbi nivelin e detit jane zhvilluar kuvende me rendesi historike per organizimin e luftetarve dhe betejave ne mbrojtje te trojeve shqiptare.Pikerisht ne keto zona jane vrare edhe Zeqir Halili, Bajram Manhi dhe Majram Nimani gjate luftimeve kunder ushtrise austro-hungareze. Ne 95-vjetorin e renies se tyre, Organizata Kombetare e Deshmoreve, ajo e veteraneve, familjare por edhe miq nga Kosova ishin te pranishem gjate ceremonise ne nder tyre. Rexhep Shpati, kryetar i veteraneve te luftes per Tropojen ka foluar ne emër te organizates.Drejtues te pushtetit lokal si dhe perfaqesues nga familjet e deshmoreve kane vendosur kurora ne varret dhe vendet ku kane rene keta tre deshmore.