"Dokufest", fiton filmi serb, ndahen çmimet nga juria në Prizren

Filmi dokumentar serb, "When i was a boy I was a girl”,(Kur kam qënë djalë i vogël, kam qënë vajzë e vogël)" ka fituar çmimin Filmi më i mirë ballkanik në “DokuFest” - festivalin ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të atyre me metrazh të shkurtër, i cili zhvillohet çdo vit në Prizren, që nga 2002-shi.Vendin e dytë e zuri filmi me metrazh të shkurtër i regjizores kosovare, Kaltrina Krasniqi, me titullin SEX.Gordana Mitrovic, një nga protagonistet e filmit fitues, thotë se nuk e priste aspak këtë çmim."Jam shumë e kënaqur, aq më tepër që ka ndodhur këtu në Prizren, -u shpreh ajo. Po shembim barrierat e dallimeve dhe po hedhim poshtë çdo paragjykim", ka thënë Mitrovic për Radio Kosovën 2.Regjisorja e filmit, Ivana Todorovic, ka thënë se “DokuFest”- është shumë i rëndësishëm për çdo regjisor të filmit dokumentar apo të atij me metrazh të shkurtër.Ajo tha se “DokuFest” është cilësuar si një prej 25 festivaleve më të mira në botë sipas revistës së njohur “Filmmaker” dhe se ai është një eveniment shumë i famshëm në Evropë dhe jo vetëm.Këtë vit janë shfaqur 106 filma të cilët konkuronin në shtatë kategori, nga data 17 deri më 25 Gusht.