Të rinjtë romë thirrje Bashkisë për strehimin e 37 familjeve të dëbuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2013, 15:07
Të rinjtë egjiptianë dhe romë i janë ridrejtuar edhe një herë me thirrje Bashkisë së Tiranës për strehimin e 37 familjeve rome të dëbuara nga truallit pranë pallatit me Shigjeta.Gjithashtu këta aktivistë i bëjnë thirrje opinionit publik për të qënë më të ndjeshëm nga kjo çështje.Me fotografi të familjeve rome të cilat ende jetojnë në trotuare dhe rrugë, të rinjtë i drejtohen institucioneve për të marrë masat sepse këta familjarë janë ende pa zgjidhje dhe në ish-repartin ushtarak në Sharrë nuk shkojnë për shkak të kushteve të vështira.