Ndërhyrjet në rrjet, mungesë uji në disa zona të Tiranës

Vazhdojnë ndërprerjet e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Ujësjellës Kanalizimi Tiranë (UKT) njofton se për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme ka ndodhur avari e rëndë në linjën e transmetimit në Shkozë.Si rezultat i kësaj avarie UKT lajmëron konsumatorët se do ketë kufizime të ujit në zonën Tiranë e Re, Sauk, M.Grameno, Ali Dem dhe në rrugën e Elbasanit.Ndërkaq UKT bën me dije se po punohet për riparimin e defektit, punime të cilat do të vazhdojnë deri në orën 20:00.