Milo për qarkun e Fierit: “Peng” i Berishës për të vjedhur zgjedhjet 2013

Nga qyteti i Korcës, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Sali Berisha se po mban peng Fierin për të përgatitur vjedhjet për zgjedhjet e ardhshme.Sipas tij Berisha nuk e do integrimin e vendit, pasi nëse do ta donte vërtet do të zbatonte vendimin e gjykatës për zgjidhjen e ngërcit në këshillin e qarkut të Fierit.Nga ana tjetër Milo nuk ka lënë pa komentuar edhe ceremoninë e një dite më parë për rivarrosjen e Mbretit Zogu i I nga autoritetet e larta shtetërore, nderim të cilin e ka vlerësuar shtirje nga mazhoranca, që sipas tij po e përdor po në funksion të zgjedhjeve 2013.“Eshtrat e Ahmet Zogut nuk meritonin të varroseshin këtu, pasi ai i solli vendit 2 të mira e 100 të këqija. Ne do festojmë në Vlorë për 100-vjetorin e Pavarësisë” theksoi ai.Deklaratat e Milos lidhur me qarkun e Fierit vinë vetëm dy ditë përpara se vendi ynë të hartojë raportin për sa i përket detyrave të lëna nga KE lidhur me procesin integrues.Me 10 tetor KE i la si detyrë klasës politike shqiptare të miratoje tre ligjete cilësuar në mënyrë që në muajin dhjetor të jepet i plotë statusi i kandidiatit në BE.