Nishani dekoron Mbretin Zogu I me urdhrin më të lartë, atë të Flamurit Kombëtar

Pas rivarrosjes së eshtrave të Ahmet Zogut në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore, Presidenti i Republikës shtroi një darkë për pjesëmarrësit dhe familjarët në Pallatin e Brigadave duke i bërë të gjitha nderimet një figure të shquar të historisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, mbretit Ahmet Zog i Parë.Po kështu Presidenti Nishani i ka dekoruar Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet Zogut, “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”. Edhe pse ka shumë pak në detyrë, Nishani e ka dhënë dy herë këtë urdhër të lartë, fillimisht për Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton dhe tani për Ahmet Zogun.Në motivacion thuhet se presidenti e dekoron atë për faktin se ka hedhur themelet e ndërtimit të shtetit modern shqiptar.“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve (Pas vdekjes) “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” me motivacionin:“Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian.Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit.Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”,” thuhet në njoftimin e Presidencës.Një dekoratë të tillë e kanë marrë presidentët amerikanë Xhorxh Bush e Bill Klinton dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton.