PDIU dekor Tiranës për 100 vjetor, Idrizi: Bashkimi i kombit i rëndësishëm
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i është bashkuar nismës së dekorimit të kryeqytetit në kuadër të festimeve për përvjetorin jubilar, 100 vjetorin e pavarësisë.Qindra flamuj kombëtarë dhe flamuj ku mbishkruhej “I Love Çamëria” dhe “I Love Kosova” u vendosën përgjatë bulevardeve Bajram Curri dhe Zhan D’Ark me pikë kulmore në urën mbi Lumin Lana ku kalon Rruga “Sami Frashëri”.Aty ishin vendosur tre monumente të mëdha me shkronja tre dimensionale ku denoncohej Traktati i Londrës, që coptoi trojet shqiptare dhe dy monumente të tjera, një me hartën e Shqipërisë Etnike dhe një me hartën e Çamërisë.Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, përshëndeti qindra të pranishmit që morën pjesë në këtë aktivitet dhe uroi të gjithë shqiptarët për 100 vjetorin e pavarësisë.“Ky është viti i katërt rresht kur Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shoqata Çamëria dhe Klubi i Patriotëve të Rinj kemi organizuar shpërndarjen falas të falmujve kombëtarë te të gjithë shqiptarët dhe kemi ftuuar të gjithë bashkëkombasit tanë të ngrenë flamujtë në ballkonet e shtëpive të tyre. Edhe sot ne kemi ngritur flamujtë kombëtar në një pjesë të Tiranës dhe kjo jo rastësisht. I ftojmë të gjithë shqiptarët që jo vetëm të festojnë por të mos harrojmë që babai i kombit, Isamil Qemali, nuk e ngriti flamurin kombëtar vetëm për Shqipërinë Politike që kemi sot por për të gjithë shqiptarët në katër vilajetet ku ata jetonin. Ne sot nuk duhet të harrojmë që vetëm një vit më vonë ajo, që kemi qujtur këtu si skena e krimit i ndau shqiptarët padrejtësisht në 5 shtete. Sot jemi këtu për t’u bërë thirrje bashkëkombasve tanë kudo që ndodhen që të gjithë të luftojmë për bashkimin kombëtar për të vendosur të drejtën e mohuar të kombit tonë” - deklaroi Idrizi.Në aktivitet morën pjesë rreth 700 mbështetës të çështjes kombëtare. Dekori madhështor i vendosur nga PDIU, Shoqata Çamëria dhe KPR do të qëndrojë përgjatë Lumit Lana deri në fund të muajit.