Reali i Madridit mund 3-1 Chelsea dhe fiton Guiness Cup
Në një atmosferë spektakolare në "Sun Life Stadium" Cristiano Ronaldo dhe yjet e tjerë të Realit të Madridit kanë shkëlqyer duke fituar ndaj Çelsit 3-1.Skuadra madrilene brenda 90 minutave tregoi se për momentin është më e fortë se ekipi i Murinjos. Galaktikët realizojnë golin e parë pas 14 minutash lojë me anë të Marcelos. Chelsea reagon vetëm pas katër mminutash shënon goline barazimit me anë të brazilianit Ramrez që depërton bukur në zonë dhe më një parabël të lehtë kalon edhe portierin Casillas. Në minutën e 31-të Ronaldo fillon të dhuroj spektakël, duke fituar një goditje të lirë.Për portugezin kjo goditje do ët ishte si një 11-metërsh duke e çuar topin në cepin e djathtë të Çeh që nuk ka asnjë mundësi reagimi me gjithë hedhjen e fuqishme të tij.Rondldo nuk di të ndalet ndërsa Murinjo shpërthen nga zemërimi në stil kur shikon portugezin të realizoj një gol shumë të bukur me kokë gjatë pjesës së dytë. Galaktiket I falen CR7-ës që vazhdon të bëjë diferencën dhe premton për një sezon të madh.Me këtë fitore Real Madridi është triumfues i turneut Guiness Cup me të gjitha fitoret nga të gjitha ndeshjet, teksa forma e mirë e treguar shërben si sinjal për të gjitha ekipet, sidomos për Barcelonën, pasi se Reali nën drejtimin e Ancelottit do të jetë shumë i rrezikshëm.Jose Mourinhos i mbetet të reagojë deri në fund të gushtit me ndonjë përforcim të madh në fazën ofensive, sepse mesfushorët nuk duhet të jenë ata që realizojnë gola më shumë se sulmuesit.