Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE/ Ambasadori i Holandës: Pjesë e familjes europiane, reformat në drejtësi mbeten kyçe

Ambasada e Holandës ka përshëndetur progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian gjatë Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që po zhvillohet në Bruksel.

Në një reagim publik, ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, e cilësoi arritjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret” si një hap të rëndësishëm në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Ai vlerësoi angazhimin e qytetarëve shqiptarë, institucioneve, administratës publike dhe sistemit të drejtësisë në këtë proces, duke përsëritur mbështetjen e Holandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas ambasadorit holandez, forcimi i shtetit ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe funksionimi i demokracisë pluraliste mbeten elementë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE/ Ambasadori i