“Pa mbyllur 'kapitullin' e Edi Ramës, nuk mbyllen negociatat me BE”/ Bardhi: Kërkohen zgjedhje të lira dhe fund patronazhimit

Kreu i Grupit Parlamentar të Gazment Bardhi, foli nga Kryesia e Kuvendit për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai tha se vendi po hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në, por këtë herë me më shumë kushte dhe me më pak besim nga Brukseli.

Sipas Bardhit, Bashkimi Europian ka vendosur 34 kushte që lidhen me luftën kundër korrupsionit, patronazhimit, imunitetit politik dhe pastrimit të parave.

Ai tha gjithashtu se BE kërkon zgjedhje të lira, komisione hetimore funksionale dhe konkurrencë të ndershme politike.

Për këtë arsye, Bardhi bëri të ditur se Partia Demokratike ka përgatitur paketën e parë me tre nisma ligjore: shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, dekriminalizimin e shpifjes ndaj gazetarëve dhe përfshirjen e pastrimit të parave si nen më vete në Kodin Penal.

Në fund, ai u shpreh se negociatat me BE-në nuk mund të mbyllen pa u mbyllur më parë “kapitulli i Edi Ramës”.