Ndarja nga të pandehurit e tjerë/ Sot seanca e parë në GJKKO për Veliajn, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i pranishëm për monitorim (PAMJE BRENDA GJYQIT)

Sot zhvillohet në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale.

Erion Veliaj nuk është i pranishëm në seancën gjyqësore.

Në këtë seancë ai përfaqësohet nga avokati i pandehur Plarent Ndreca.

Seanca vjen pasi çështja është ndarë, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë në dosje.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve procedurale të palëve.

Sakaq, Erida Skendaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit është sot e pranishme në seancë. 

Mësohet se as bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Ajola Xoxa dhe Maks Haxhia nuk janë paraqitur në seancë.

Kujtojmë se Veliaj ndodhet pas hekruave që prej shkurtit të vitit 2025.