Integrimi në BE dhe fazat pas anëtarësimit/ Deliu shpjegon çfarë ndodh me Shengenin, Eurozonën dhe të drejtat e votës

Në një lidhje direkte për Ora News ishte Nirvana Deliu, e cila diskutoi mbi procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe hapat që ndjekin vendet anëtare pas anëtarësimit.

Ajo u ndal te mënyra se si funksionon integrimi dhe çfarë përfitimesh sjell anëtarësimi në BE, duke sqaruar edhe dallimin mes BE-së, Shengenit dhe Eurozonës.

“Kemi parë herë pas here teori të ndryshme si ta integrojmë Ballkanin Perëndimor, ta mbrojmë si rajon, ta integrojmë si tregun e vetëm dhe më pas të shikojmë për elementët e tjera. Sigurisht në traktatin e Bashkimit Europian nuk ka elemente të parashikuara të tilla. Pra, vendi që bëhet pjesë e Bashkimit Europian bëhet një vend me të drejta të plota.”-tha ajo.

Ajo sqaroi gjithashtu se anëtarësimi në BE nuk nënkupton automatikisht hyrjen në Shengen apo Eurozonë, pasi këto kërkojnë standarde shtesë dhe procese të veçanta.

Nuk je drejtëpërdrejtë pjesë e zonës së Shengenit. Janë dy procese të tjera që ndiqen më vonë dhe që ti duhet të realizosh disa standarte të tjera për të qenë pjesë e Eurozonës edhe Shengenit. Por pjesa e të drejtës për të votuar ose e drejta për VETO, ty të jepet menjëherë duke qenë shtet anëtar.”-shtoi Deliu.

Në fokus mbetet fakti se anëtarësimi në Bashkimin Europian sjell të drejta të plota politike dhe qytetare, ndërsa integrimi në struktura të tjera europiane vjen në një fazë të mëvonshme pas përmbushjes së standardeve të kërkuara.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: