AGJENDA/ Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt brukselit ku do të mbahet konferenca e tetë ndërqeveritare. Në diskutimin me dyer të mbyllura do të paraqiten dokumentet mbi plotësimin e reformave në disa prej kapitujve. Pas vlerësimit do të vendoset axhenda për mbylljen e tyre.
Sot në bruksel do të diskutohet për një tjetër kapitull në negociatat e integrimit me shqipërinë
Kryeministri Edi Rama do të jetë përballë grupit të Brukselit për të diskutuar mbi reformat në disa kapituj. Materialet mbi Bazat, që i përkasin administratës, prokurimet publike, funksionimi i institucioneve demokratike dhe kriteret ekonomike janë dosjet që qeveria shqiptare tashmë i ka dorëzuar. Por mbi të gjitha drejtësia, liria dhe siguria si dhe gjyqësori e të drejtat themelore janë ato që zënë një peshë të rëndësishme sidomos në zbatimin e reformës në Drejtësi
Delegacioni i nisur nga Tirana është i bindur se dokumentacioni i paraqitur është i plotë ndërsa në tryezë pritet të kenë raportin e IBAR ku paraqitet vlerësimi por dhe pikat e kuqe për vendin tonë.
Konferenca e tetë ndërqeveritare do të nisë rreth orës 19 dhe pritret të zgjasë për gati një orë. Pikërisht aty do të shihet nëse do ti jepet drita jeshile për të mbyllur kapitujt e parë. objektivi i qeverisë shqiptare është përfundimi i 10 grup kapitujve këtë vit e në 2027 i ë gjithë paketës.
Sipas axhendës së sotme do të jetë ora 20 e 15 kur në konferencën për mediet kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesit e Lartë të Brukselit do të deklarojnë vendimet e marra por dhe axhendën që do të ndiqet.
Megjithatë deri më tani nuk mungojnë as propozimet për përshpejtimin e anëtarësimit. Projekti i kancelarit Gjerman Merz parashikon pranimin gradual fillmisht tregjet e përbashkëta përfshirë lëvizjen e lirë, por me statusin e vëzhguesit të vendeve të ballkanit e më tej vazhdimin e reformave
