Shtyhet seanca/ SPAK kërkon pezullimin e afateve të paraburgimit të Veliajt. Ndreca: Antikushtetuese, cënon lirinë...
Nisur nga mungesa e avokatëve, gjykata vendosi shtyrjen e seancës, për në datën 10 qershor ora 11:30, për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj.
Ols Dado: Katër të pandehur bëhen pengesë për vijimin e gjykimit. Spak çmon se jemi në kushte për shtyrje të seancës, për shkak se shkaktohet nga mosparaqitja e të pandehurve apo avokatëve të tyre, kërkojmë pezullimin e afateve të paraburgimit Erion Veliaj.
Plaurent Ndreca: Antikueshtetuese, e pabazuar dhe cënon lirinë e Veliajt që nuk bëhet shkak për shtyrjen e seancës, ka caktuar avokat, avokati është këtu.
Gjykata e themelit para se të ndahej çështja ka urdhëruar që të njihet me të gjitha aktet. Nuk është zbatuar ky vendim dhe kërkojmë të merren masa. As unë as i pandehuri nuk kemi akses në prova, akoma nuk kemi kopje. Kjo kohë deri seancën tjetër të përdoret për të na vënë në dispozicion provat digjitale.
Ols Dado: Gjykata e Themelit ka marrë vendim për dorëzim aktesh fizikisht dhe janë dorëzuar, akte të cilat i përkasin të pandehurit në fjalë. Janë pjesë e procedimit por nuk i përkasin të pandehurit aktet që kërkohen
