TRE KUSHTET E PD PËR INTEGRIMIN/ Bardhi: IBAR tregoi sistemin e patronazhistëve dhe partinë shtet

Mbyllja e kapitujve të parë të procesit të integrimit diskutohet këtë të martë në Bruksel.

Por, ndërsa Edi Rama takon krerët e lartë të Unionit, opozita solli në vëmendje kushtet shtesë të vendosura.

Për të ecur më shpejt me integrimin, Gazment Bardhi propozon në emër të PD tre ndryshime ligjore.

Duke iu referuar raportit të Ibar, Bardhi tha se aty u zbuluan shkelje të rënda në zgjedhje.

Bardhi theksoi se opozita kërkon dhe mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian dhe për këtë kërkon që edhe mazhoranca të respektojë kërkesat e Unionit.