KONFERENCA E 8-TË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BE/ Kryeministri Rama pritet nga kreu i qeverisë belge

KONFERENCA E 8-TË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BE/ Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever.

Rama ndodhet në kryeqytetin belg së bashku me ekipin negociator shqiptar, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Kjo konferencë konsiderohet një hap i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave, pasi lidhet me përmbylljen e disa kushteve të ndërmjetme që ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.