RAMA: S’KA ALTERNATIVË NDAJ BE! Kryeministri paralajmëron: Do të reformojmë Agjencinë e Kadastrës
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian, ndërsa vlerësoi rolin e BE-së në procesin e reformave dhe integrimit. Rama paralajmëroi gjithashtu reformim të Agjencisë së Kadastrës, duke e cilësuar çështjen e pronave si një nga sfidat më të mëdha të trashëguara pas komunizmit.
Rama: Bashkimi Europian është diçka për të cilën mund të ankohesh gjithë ditën, por me Bashkimin Europian një gjë është e sigurtë, natën s’ke makthe. Kështu që nuk ka alternativë tjetër ndaj BE në këndvështrimin tim nuk ka plan B, nuk ka plan C. Është vendi i duhur në të cilin duhet të jemi patjetër. Nuk ka alternativë ndaj BE!”,
Kryeministri Edi Rama e përshkroi me këto fjalë mbiqyrjen nga Bashkimi Europian në procesin e anëtarësimit të Venndit të Union, ndërsa lajmëroi një reformë në administrimin e pasurive të paluajtshme
Rama: Kemi bekimin, por gjithashtu edhe mallkimin që kemi ‘’tutor’’ mbi kokë, që quhet Bashkim Evropian dhe që na thotë se kjo është mirë, kjo është keq; këtu ke dalë mirë, këtu nuk ke dalë mirë, kështu që vazhdo këtu, vazhdo atje me drejtimin e punës që dhe kjo ndihmon patjetër.
Duke folur në konferencën “Nga Prona te Progresi” që bëri bashkë vendet e rajonit, kreu i qeverisë shqiptare e si cështjen më komplekse pas rënies së komunizmit.
Rama: Përtej kësaj, megjithëse për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave, por e mbajti dhe e ruajti me shumë siguri, por ajo që ndodhi me arkivin në vitet ‘90 ishte katastrofë e vërtetë. Kështu që në këtë kuadër trashëguam një shtresë tjetër pronësie që ishte shtresa e titujve të falsifikuar të pronësisë.
E në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, shefi i ekzekutivit shqiptar theksoi se do të ndërmerret një reformë në Kadastër, për të lehtësuar procedurat, duke bashkuar agjenci të ndryshme në një.
Rama: Tani, besoj se kemi një ide të qartë dhe të mirë se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ja tek Zh-ja, me bashkimin e një sërë agjencive në një. Ndërsa pjesa tjetër është të vazhdojmë dhe të vazhdojmë punën.
Kreu I qeverisë dha këto mesazhe para se të nisej drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
