RIKONFIRMIMI I BERISHËS NË KRYE TË PD/ IDC-CDI uron kryedemokratin për rizgjedhjen dhe e vlerëson procesin si demokratik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 18:16
Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë pas një procesi votimi nga anëtarësia.
Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe një reagim nga IDC-CDI, e cila e ka uruar Berishën për zgjedhjen e tij në krye të opozitës shqiptare.
Në mesazhin e saj, IDC-CDI vlerëson procesin e brendshëm të Partisë Demokratike dhe shpreh mbështetje për lidershipin e saj, duke e cilësuar si një zhvillim me rëndësi për forcën opozitare në Shqipëri.
Berisha mori mandatin e ri pas një procesi votimi të zhvilluar brenda partisë, ku u konfirmua në drejtimin e saj për një tjetër periudhë.
View this post on Instagram
