Cakrani: Meta mirë fizikisht, por nën presion psikologjik. Po përgatit librin e 34 viteve në politikë

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka folur mbi gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta dhe debatin e krijuar në rrjetet sociale lidhur me ndryshimin e tij.

Cakrani u shpreh se Meta është në gjendje të mirë dhe se ka një regjim të organizuar ditor, ku përfshihen leximi, aktiviteti fizik dhe puna për një libër mbi karrierën e tij politike.

Sipas tij, Meta po përgatit kujtimet e 34 viteve në politikë, duke reflektuar mbi postet e larta që ka mbajtur gjatë karrierës së tij.

Avokati deklaroi gjithashtu se ndaj Metës ushtrohet presion psikologjik dhe se, sipas tij, ka kufizime në kushtet e qëndrimit të tij, përfshirë aksesin në energji elektrike, takime me gazetarë dhe kontakte me deputetë.

Ai theksoi se këto masa, sipas tij, përbëjnë trajtim të ashpër nga institucionet përgjegjëse.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: