Meta: Paqja në kanun vjen vetëm me besë

Avokatja Sabina Meta, e ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga Sonila Musai, foli për mënyrat e ndalimit të gjakmarrjes sipas kanunit.

Gjatë bisedës, ajo theksoi se ndalimi i zinxhirit të hakmarrjes arrihet kryesisht përmes ndërmjetësimit dhe paqtimit mes familjeve në konflikt.

Sipas saj, një rol kyç luajnë pajtuesit e gjaqeve, të cilët ndërhyjnë duke vendosur komunikimin mes palëve dhe duke siguruar dhënien e “besës”.

Meta shpjegoi se në rastet kur palët bien dakord, zhvillohet edhe një kuvend, ku përfaqësuesit e familjeve arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Kjo marrëveshje, e bazuar në besën e dhënë, garanton se konflikti mbyllet dhe nuk do të ketë më hakmarrje në të ardhmen.

Sipas saj, ky proçes mbetet një nga rrugët e vetme për të ndërprerë ciklin e gjakmarrjes në mungesë të një zgjidhjeje efektive institucionale.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: