Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Durrës, dyshimet

Një i moshuar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Durrës.

Policia njofton se viktima, shtetasi P. Rr., 76 vjeç dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Në lagjen nr. 8, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi P. Rr., 76 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.