Avokatja Meta: Zvarritjet në gjykata po shtyjnë qytetarët drejt vetëgjyqësisë
Avokatja Sabina Meta, e ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, foli për fenomenin e kanunit dhe përhapjen e gjakmarrjes në Shqipëri, veçanërisht pas viteve ’90.
Ajo u shpreh se ky fenomen ka qenë shumë i fortë sidomos në zonën e Shkodrës të cilat shpesh ishin të përfshira në disa konflikte gjaku njëkohësisht.
Sipas saj, fillimisht konfliktet nisën si përplasje mes grupeve rivale për kontroll territori, por në shumë raste lidhen edhe me çështje pronësie.
Meta theksoi se një ndër arsyet kryesore që çon në vetëgjyqësi është dështimi i institucioneve.
Sipas saj, qytetarët fillimisht i drejtohen policisë, prokurorisë dhe gjykatës për të kërkuar të drejtën, por përballen me refuzime, zvarritje procedurash apo mosfillim hetimesh.
Në këto kushte, avokatja nënvizoi se kur individi nuk gjen zgjidhje tek shteti, shpesh detyrohet të marrë drejtësinë në duart e veta, duke nxitur kështu fenomenin e vetëgjyqësisë dhe përshkallëzimin e konflikteve.
NDIQNI EMISONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:

