Meta: Gj*kmarrja s’ka fund, vr*sja e gruas quhet turp
Avokatja Sabina Meta, e ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka dhënë një shpjegim mbi mënyrën si funksionon kanuni në raport me gjakmarrjen.
Gjatë bisedës, ajo sqaroi se sipas kanunit, “gjak” konsiderohet vetëm kur vrasja kthehet “kokë për kokë, fishek për fishek”, pra një hakmarrje e drejtpërdrejtë mes palëve.
Ndërkohë, ajo theksoi se vrasja e një gruaje nuk konsiderohet gjakmarrje, por një akt i turpshëm, i barazvlefshëm me vrasjen e një prifti, dhe si i tillë nuk përfshihet në rregullat e gjakut.
Meta shtoi se sipas kësaj logjike, “gjaku as nuk jepet dhe as nuk merret te gruaja”, duke nënvizuar kufizimet që parashikon kanuni në këtë drejtim.
Megjithatë, ajo theksoi se zinxhiri i hakmarrjes, nëse nis, është praktikisht i pafund.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:

