Antentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, gjendet një nga makinat e autorëve të vrasjes
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 15:23
Pas kontrolleve nga ana e policisë, është arritur të gjendet një nga mjetet e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Mujaçi, ngjarje e ndodhur mesditën e së dielës në Balldre.
Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip “Polo”, pa targa, i përdorur nga autorët e dyshuar, është gjetur i fshehur në zonën e Torovicë.
Policia bën me dije se kontrollet në terren vijojnë intensivisht, ndërsa hetimet janë përqendruar në identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj vrasjeje të dyfishtë në qarkun e Lezhës.
