Caka: Burgjet po prodhojnë më shumë mllef, jo reflektim
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 20:45
Psikologia Loreta Caka, e ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka folur për ndikimin e thellë psikologjik që kanë dënimet dhe akuzat e padrejta mbi individët.
Gjatë intervistës, ajo u shpreh se çdo vendim ndëshkues ndikon në gjendjen emocionale të personit, madje edhe kur bëhet fjalë për persona fajtorë, pasi mund të shtojë mllef dhe tensione të brendshme.
Sipas saj, situata bëhet edhe më e rëndë kur një individ akuzohet padrejtësisht vetëm për arsye statistikash apo për të mbyllur një çështje pa hetim të plotë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
