Cakrani: Ja pse ligji nuk po e ndal zinxhirin e konflikteve

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin 'Epiqendër' të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka ngritur shqetësimin mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në raport me konfliktet dhe fenomenin e hakmarrjes.

Gjatë intervistës, Cakrani theksoi se ligji, në mënyrën si zbatohet aktualisht, nuk është i mjaftueshëm për të ndalur zinxhirin e hakmarrjes.

Sipas tij, institucionet shpesh nxitojnë të identifikojnë dhe arrestojnë një autor të dyshuar për shkak të presionit publik apo për të përmbushur statistika, pa përfunduar më parë hetimet e plota.

Ai argumentoi se kjo praktikë mund të çojë në arrestime të gabuara, ku persona të pafajshëm përballen me paraburgim dhe procese gjyqësore.

Edhe në rastet kur ata shpallen të pafajshëm më vonë, dëmi në perceptimin publik mbetet, ndërsa familjarët e viktimave mund t’i konsiderojnë ende si fajtorë, pasi janë paraqitur fillimisht si të tillë nga shteti.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: