Cakrani: Shërbimet sociale janë inekzistente

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka kritikuar ashpër funksionimin e institucioneve shtetërore në Shqipëri, duke folur për mungesën e ndërhyrjes në parandalimin e konflikteve dhe fenomeneve sociale.

Gjatë diskutimit, Cakrani u shpreh se shteti shqiptar është “i shkundur dhe i lodhur”, duke ngritur shqetësimin se institucionet përgjegjëse, përfshirë shërbimet sociale në bashki dhe qarqe, nuk funksionojnë siç duhet.

Sipas tij, këto struktura janë praktikisht joefektive në identifikimin dhe trajtimin e rasteve problematike në familje dhe shoqëri.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: