Cakrani: Shteti ka lënë pronat në kaos të plotë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 20:50
Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka folur për problemet e pronësisë në Shqipëri dhe mënyrën si janë menaxhuar ndër vite konfliktet mbi tokën.
Gjatë bisedës, avokati u shpreh se më parë nuk ka pasur harta pronash apo sisteme të qarta hipotekore, ndërsa ndarja e tokës bëhej kryesisht mbi bazën e ndërgjegjes dhe rregullave morale mes njerëzve në komunitet.
Sipas tij, ekzistonte një lloj “kodi i pashkruar” ku pronarët respektonin kufijtë e njëri-tjetrit pa ndërhyrjen e shtetit. Ai shtoi se sot situata është krejt ndryshe, pasi mungesa e kontrollit dhe e dokumentacionit të saktë ka sjellë konflikte të shumta.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS:
