VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (28 - 29 prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Ballkani përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shiu me stuhi ere, ndërsa Evropa Lindore ka reshje shiu dhe dëbore. Pjesa tjetër e kontinentit paraqitet me mot të qëndrueshëm, diell dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, mot kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare dhe reshje të pakta në veri dhe juglindje. Temperaturat nga 6°C deri në 29°C . Era mesatare mbi 30 km/h nga jugu.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, kushtet e paqëndrueshme vijojnë në Iberik, ndërsa Ballkani mbetet me reshje të pakta dhe pjesa më e madhe e Evropës me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, kthjellime në bregdet dhe ultësira, ndërsa në zonat malore vranësira me reshje të pakta. Temperaturat nga 5°C deri në 28°C . Era mesatare, me dallgëzim deri në 2 ballë.