Caka: Familja moderne në rrezik nga egoja individuale

Psikologia Loreta Caka, e ftuar në emisionin Epiqendër të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ka folur për ndryshimet në strukturën e familjes dhe ndikimin e emancipimit në marrëdhëniet bashkëshortore.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se emancipimi i gruas, por edhe i shoqërisë në tërësi, ka sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën si formohen dhe funksionojnë familjet sot.

Sipas saj, në disa raste ky emancipim, kur shoqërohet me rritje të egos individuale, mund të ndikojë në shtimin e konflikteve dhe divorceve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR" NË ORA NEWS: