Masat shokuese të Trojkës, mediat zbulojnë planin për sektorin privat
Gazeta greke "Real news" zbulon masat shokuese që do të ndërmerren në të ardhmen për sektorin privat të kërkuara nga Trojka.Faqja e parë e gazetës hapet me titullin "Masat përfundimtare të Trojkës për pagat dhe dhuratat e fundvitit" ku zbulohet edhe axhenda e fshehtë e Trojkës për sektorin privat.Gazeta i referohet sulmit të ashpër që do t`i bëhet të drejtave dhe pagave të punonjësve në sektorin privat nga huadhënësit europian ndërsa ka publikuar edhe atë se çfarë do të ketë memorandumi i ri që është duke u përgatitur nga Trojka dhe FMN për vendin.Gjithashtu, përfaqësuesi i Komisionit Evropian Mathias Morse thotë për gazetën se "Greqia nuk mund të përballojë të paguajë më shumë se 450.000 nëpunës civilë."Sipas Real news "bomba" që do vijë në shtator përmban shfuqizimin e pagës së 13-të dhe 14-të për punonjësit private, uljen e pagës minimale në 495 euro, shkurtime të reja në 30% në pensionet kryesore dhe plotësuese si dhe skemë të re për 15,000 punonjës në vitin 2014.Ndërkaq në një deklaratë për gazetën ministri i financave grek Janis Sturnaras pohon se "Nëse qeveria greke nuk bën shkurtime atëhere nuk do të marrë ndihmën financiare të radhës."