Shkatërrohet organizata kriminale e drogës, 13 në pranga, mes tyre dhe 1 shqiptar

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Greqi. Policia helene ka zbuluar një rrjet trafikimi droge, në të cilin janë përfshirë 42 persona, veprimtaria e këtij e të cilit zhvillohej kryesisht në ishullin e Kretës, pas importimit të drogës në territorin grek.13 persona ranë në pranga e policisë, prej të cilëve 12 shtetas grekë të moshës 20-25 vjec dhe një shqiptar 30 vjec, të cilët akuzohen për krijimin e organizatës kriminale, posedim dhe trafikim droge si dhe shkeljen e ligjit për armët.Sipas policisë helene rrjeti importonte sasi droge kryesisht të papërpunuara nga Shqipëria dhe e shpërndante atë në zona të ndryshme të Kretës.Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në banesat e të arrestuarve policia gjeti rreth 8 kg kanabis, sasi të vogla kokaine, 2 lloj armësh, fishekë, 5 peshore elektronike, 35 telefona celularë dhe rreth 9000 dollarë. Armët janë dërguar për testime balistike ndërsa të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Iraklios.Sipas vlerësimeve paraprake, nga aktivitetitet e jashtëligjshme të kësaj organizate kriminale janë përfituar qindra-mijëra euro.