Berisha në “Facebook”: Kukësi drejt një suksesi historik dhe të merituar!
Kryeministri në detyrë Sali berisha, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka vlerësuar suksesin e ekipit të Kukësit dhe e ka uruar atë për fitore në ndeshjen e radhës.Berisha shkruan se ekipi është drejt një suksesi historik dhe të merituar!
“Kukësi drejt një suksesi historik dhe të merituar!Të dashur miq, ekipi i talentuar i Kukësit, nën udhëheqjen e presidentit, Safet Gjici dhe trajnierit Armando Cungu, po ngjit këto javë shkallët e një suksesi vërtetë të paparë për futbollin shqiptar në garën e fortë europiane.Ekipi është buzë playoff-it. Duke i përshëndetur me përzemërsi futbollistët, kapitenin, trajnierin dhe presidentin e klubit ju ftoj ti urojmë të gjithë së bashku ekipit që po bën histori në futbollin tonë fitore në ndeshjen e rradhës dhe suksese gjithnjë e më të mëdha! Sb”, shkruan kryeministri Berisha nw “Facebook”.