Audi Cup, Siti mund Milanin 5-3

Audi Cup 2013 ka startuar në mënyrë spektakolare . Milan dhe Siti kanë përplasur brirët në një sfidë që ka dhuruar shumë emocione. Kuqezinjtë shmangën një disfat spektakolare kur në minutën e 36-të shënon shifrat 0-5. Të besuarit e Pelegrinit ishin të papërmbajtshëm në pjesën e parë.Serinë e golave e hapi në minutën e 3-të, kur Silva shfrytëzon një përgjumje të mbrojtjes së skuadrës ë Allegrit. Jesus Navaz kroson bukur nga e djathta, Jovetiç e devijon shumë pak për Silvën, i cili e ka të lehtë të shënoj vetëm 5 metra larg portës. Anglezët këmbëngulin dhe në minutën e 19-të pas një depërtimi të mbrojtësit Riçard, Siti gjen edhe golin e dytë. Milan është në panik ndërsa Kolarov është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, futet bukur në zonë dhe lëshon një siluetë që për Amelian është vdekjeprurëse. Edin Dzeko nuk mund të mungonte në goleadën e Sitit. Boshnjaku shënon një dopietë për tre minuta. Kur të gjithë e mendonin ndeshjen e përfunduar, shfaqet "djalli" me egërsinë që gjithmonë e karakterizon dhe me yllin e saj Stefan El Sharaui. Sulmuesi italian lirohet bukur nga Garsia duke shënuar golin e parë.Pas vetëm dy minutash El Sharaui shënon edhe golin e dytë ku nga një lëmsh në zonën e Sitit shmang Hart për të realizuar dopietën personale. Milani nuk ndalet këtu pasi në pjesën e parë realizon edhe një tjetër gol me Petanjën.Pjesa e dytë është e kundërt me të parën. Të dyja skuadrat luajnë mirë dhe krijojnë raste por shifrat nuk ndryshojnë dhe ngelet të njëjta deri në fundin e takimit. Bie në sy një përgjumje e mesfushorit të Milanit, Kevin Prince Boateng. Të dy trajnerët si Pelegrini dhe Alegri e shfrytëzuan këtë ndeshje edhe për të testuar lojtarët e tjerë të rinj që do të kenë më pak hapësira gjatë sezonit.