Milani blen Silvestre nga Interi, gati edhe Honda

Matias Silvestre është një futbollist i Milanit. Pas një sezoni të vështirë me fanelën e Interit, ish mbrojtësi i Palermos ka kaluar te Milan. Drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve, Ariedo Braida ka gjetur  gjuhën e përbashkët me zv/presidentin e shoqërisë së Massimo Morattit, Rinaldo Ghelfi. Edhe pse Galliani la të kuptohej se e kishte braktisur përgjithmonë pistën Silvestre, Interi uli pretendimet, duke pranuar transferimin e lojtarit në formë huazimi me të drejtë blerjeje.Mediat italiane raportojnë se Milani ëshët shumë pranë nënshkrimit edhe me Kesuke Honda. Lojtari japonez është i gatshëm të transferohet në Milani edhe të ul edhe rrogën e tij nga 2.5 milionë euro në 1.8. 27 vjeçari me mbylljen e marrëveshjes edhe mund të udhëtoj me kuqezinjtë drejt turneut në Amerikë.Afrimi i Silvestres vjen në një moment delikat për mbrojtjen e Milanit që është tronditur nga një dëmtim i dyfishtë. De Shiljo dhe Mekses nuk u grumbulluan për turneun Audi Kap dhe mjekët nuk mund të japin një përgjigje të saktë për rikuperimin e tyre. De Shiljo vuan nga një traumë në gjurin e majtë dhe pritet të mungojë më gjatë se Mekses, duke rrezikuar edhe ndeshjen plejof-it të Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, kjo nuk është ende zyrtare sepse një përgjigje të saktë trajneri Massimiliano Allegri do ta marrë pas analizave më të detajuaraTekniku i Milanit i angazhuar në  "Audi Cup" në gjermani është shprehur i kënaqur nga ky transferim. Ai tha se ky turne është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, ndërsa lojtarët janë ende në përgatije për sezonin e ri dhe vijnë nga angazhime edhe në Kupën e Konfenderatave. Tekniku livornez e ka të qartë se problemet në mbrotje duhet të zgjidhen sa më shpejtë pasi po afron edhe faza plejof në Ligën e Kampioneve.