Skënderbeu turpërohet 3-0 në Kazakistan

Ëndrra e Skënderbeut për të shkuar në playoff-in e Ligës së Kampionëve duke se është shuar. Kampionët e Shqipërisë janë mundur thellë 3-0 në Astana, ndaj Shakto Karagandi. Korçarët zbritën enë fushën e lojës pa Gilman Likën dhe vetëm me Pejiç në vijën e parë të sulmit por nuk mundën të lënë asnjë gjurmë në Kazakistan.Sfida nisi menjëherë më gol për vendasit që e kërkuan golin që në minutat e para duke e gjetur atë vetëm pas 8 minutash lojë me anë të boshnjakut Dzidiç. Skënderbeu mbrohet në gjysmëfushën e saj dhe përpiqet të sulmojë por nuk arrin të shfaqet e rrezikshme në mbrojtjen kundërshtare. Mirel Josa has shumë vështirësi në ndalimin e sulmeve të kundërshtarit që në minutën e 35 gjend golin e dytë, që anulohet nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.Në fraksionin e dytë të lojës tekniku i Skënderbeut vendos të largojë Pejiç të përgjumur duke aktivizuar të riun Nimaga që gjithashtu nuk tregoi asgjë. Në pjesën e dytë Kampionët e Shqipërisë luajnë më mirë dhe kërkojnë të sulmojnë kundërshtarin. Një goditje e Lilës përfundon në dorën e një kundërshtari por për gjyqtarin nuk ka asgjë. Miqtë revoltohen ndërsa vendasit mendojnë se si të realizojnë golin e dytë. Në minutën e 79-të, Murtazaev shënon edhe golin e dytë.Khizhnichenko në fundin e lojës mendon ti jap nokautin e fundit korçarëve që do të kthehen të turpëruar në "Qemal Stafa". Skëndërbeu do të luaj takimin e kthimit pas një jave ku do të marr fund "një shpresë" që kishte lindur te tifozët shqiptar për tu kualifikuar edhe ndaj ekipit nga Kazakistani.